jump to navigation

Sa veta nga shtëpia e Jakobit ishin: 70 apo 75?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A erdhën në Egjipt 70 anëtarë të shtëpisë së Jakobit (Zanafilla 46:27), apo ishin 75 anëtarë (Veprat 7:14)?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Kjo mospërputhje e dukshme shtron pyetjen se sa anëtarë të shtëpisë së Jakobit shkuan në Egjipt. Të dyja fragmentet që ballafaqohen janë tek Zanafilla 46:27 dhe Veprat 7:14. Megjithatë të dyja fragmentet janë të sakta. Tek Zanafilla 46:1-27 numri i plotë i pasardhësve të drejtëpërdrejtë që udhëtuan me Jakobin në Egjipt ishte 66 sipas vargut 26. Ky numër është i tillë sepse Juda ishte dërguar përpara, tek vargu 28 i kapitullit 46, dhe pasi që Jozefi dhe dy bijtë e tij ishin tashmë në Egjipt.

Mirëpo tek vargu 27 të gjithë anëtarët e familjes janë të përfshirë, duke përfshirë këtu Jozefin dhe bijtë e tij si dhe Judën, duke arritur numrin 70, që i referohet numrit të plotë të familjes së Jakobit që arriti në Egjipt dhe jo vetëm të atyre që udhëtuan me atë në Egjipt. Tek Septuagina e vjetër dhe tek dorëshkrimet e Pergamenit të Detit të Vdekur numri i dhënë tek vargu 27 është 75. Kjo është sepse ata përfshijnë gjithashtu tre nipërit e Jozefit dhe dy stërnipërit të shënuar tek Numrat 26:28-37, dhe së paku tek versioni i Septuaginës emrat e tyre janë regjistruar tek Zanafilla 46:20. Prandaj citimi i fjalimit të Stefanit tek Veprat 7:14 para vrasjes së tij është i saktë sepse ai ishte duke cituar nga Septuagina.

Comments are closed.