Vetëm Jezusi u ngrit në qiell apo edhe kush tjetër?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA nuk kishte njerëz të tjerë, përveç Jezusit, që u ngritën në qiell (Gjoni 3:13) apo kishte njerëz të tjerë (2Mbretërit 2:11)?
(Kategoria: Është keqkuptuar formulimi i fjalëve)
Kishte edhe njerëz të tjerë që shkuan në qiell pa vdekur, si Elija dhe Enoku (Zanafilla 5:24) Tek 1Gjoni 3:13 Jezusi është duke bërë të ditur njohurinë e tij të shkëlqyer të gjërave qiellore. Ajo që thotë në esencë është kjo, “asnjë qenie njerëzore nuk mund të flas nga njohuria e drejtëpërdrejtë për këto gjëra, ashtu siç unë mund ta bëj, sepse unë kam zbritur nga qielli.” Me këtë ai deklaron që askush nuk ishte ngritur në qiell për të sjellë mesazhin që ai e solli. Ai nuk mohon në asnjë mënyrë që s’ka asnjeri në qiell, si Elija apo Enoku. Për më tepër, Jezusi thjesht pohon që asnjëri në tokë nuk ka shkuar në qiell dhe është kthyer me një mesazh të tillë që ai po ju ofronte.