Si u vetëvra Juda apostull?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA vdiq Juda duke e varur veten (Mateu 27:5) apo duke rënë kokëposhtë dhe duke plasur në mes me të gjitha të përbrendshmet e tij të derdhura jashtë (Veprat 1:18)?
(Kategoria: Tekstet pajtohen nëse u kushtohet më tepër vëmendje)
Kjo mospërputhje e supozuar është e lidhur me faktin që Mateu tek Ungjilli i tij flet për Judën duke e varur veten ndërsa tek Veprat 1:18, Luka flet për Judën duke rënë kokëposhtë dhe të përbrendshmet e tij duke u derdhur jashtë. Prapëseprapë, të dyja deklaratat janë të vërteta. Mateu 27:1-10 përmend faktin që Juda vdiq duke e varur veten për të qenë krejtësisht i bazuar në fakte.
Mirëpo Luka, në raportin e tij tek Veprat 1:18-19 dëshiron të krijojë një ndjenjë neverie tek lexuesit e tij, për arën për të cilën bëhet fjalë dhe për Judën, por askund ai nuk e mohon që Juda vdiq me anë të varjes. Sipas traditës, duket se Juda e vari vetën buzë shkëmbit, mbi Luginën e Hinomit. Përfundimisht litari u këput, ose u pre apo u zgjidh dhe Juda ra në fushën që ishte poshtë, siç është përshkruar nga Luka.