Kush dëshironte ta vriste Gj. Pagëzorin?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA dëshironte Herodi (Mateu 14:5) apo gruaja e tij Herodiada (Marku 6:20) ta vriste Gjon Pagëzorin?
(Kategoria: Është keqkuptuar qëllimi i autorit)
Mospërputhja e supozuar këtu nga Shabiri është, “A dëshironte Herodi ta vriste Gjon Pagëzorin?” Pasazhet e përdorura nga Shabiri për ta përkrahur supozimin e tij janë Mateu 14:5 ku duket se Herodi dëshironte ta vriste atë dhe marku 6:20 ku Shabiri sugjeron që Herodi nuk dëshironte ta vriste atë. Megjithatë pasazhet e përdorura janë pasazhe plotësuese. Kur shikojmë historinë e plotë ne shohim që Mateu 14:1-11 dhe Marku 6:14-29, aq sa unë kam patur mundësi t’i shikoj, nuk e kundërshtojnë askund njëra tjetrën.
Ky duket të jetë një tentim i njëjtë me atë të nr. 50, për të gjetur një mospërputhje në Bibël. Në të dyja pasazhet Herodi e ka burgosur Gjonin për shkak të gruas së tij Herodiadës. Prandaj influenca e nënkuptuar e Herodiadës mbi Herodin është faktori i rëndësishëm në prerjen e kokës së Gjonit. Shënimi i Markut është më i hollësishëm se ai i Mateut, ungjilli i të cilit mendohet se është shkruar më vonë, pasi që Mateu nuk do të humbasë kohë duke shkelur mbi tokë të vjetër kur ajo tashmë ndodhet në ungjillin e Markut.
Vini re gjithashtu që Marku nuk thotë askund që Herodi nuk donte ta vriste Gjonin, por thotë që Herodi kishte frikë nga ai, për shkak të drejtësisë dhe shenjtërisë së Gjonit, dhe, ashtu si shton edhe Mateu, nga faktori i influencës së Gjonit mbi njerëzit.