jump to navigation

Zbulesa e Kuranit

Postuar tek: Mbi Kuranin

Islamizmi, sikurse krishtërimi, beson se Perëndia (Allahu) dëshiron te komunikojë me njerezimin  Por, ndryshe nga krishterimi, islami na tregon se Allahu eshte i largët, dhe se ai nuk duhet te zbulojë veten e tij njerëzimit ne nivelin personal, dhe është kjo arsyeja pse Allahu është detyruar të angazhojë profetët e caktuar, te cilët janë te njohur si resul, qe nenkupton ‘i Derguari’. Këta profete janë njerëz të thjeshtë dhe të fundit, edhe pse atyre iu është dhënë nje status i veçantë, dhe rrjedhimisht të mbrojtur nga Perendia. Pasi që Allahu është aq i përkryer dhe i pa arritshëm, zbulesa në islam thjesht është një rrugë: nga Perendia tek njerezimi, nëpërmjet profetëve. Përderisa supozohet se secili profet ka përmbushur misionin e tij duke prodhuar librin, zbulesen perfundimtare, dhe për këtë me e rëndesishmja, sipas myslimaneve, është ajo e dhënë profetit të fundit Muhamedit: Kurani. Kurani, në të cilin besojnë myslimanet, është plotesisht kopjim fjalë për fjalë i zbulimit final të Allahut, të cilat janë te themeluara në pllakat origjinale të cilat gjithëmonë kanë ekzistuar në parajsë.

Myslimanët theksojne suren 85:21-22  “Perkundrazi, ai është Kuran i famshem, (i gdhendur) në një pllakë të ruajtur mirë.”

Shkollarët islamikë pohojnë se ky pasazh i referohet pllakave të cilat kurrë nuk janë krijuar. Ata besojnë se Kurani është identik me librin e përhershem qiellor, sa i përket edhe shënjave të pikesimit, titujve dhe ndarjeve të kapitujve (pse perkthimi modern ende nuk mund të pajtohet se çfarë ato ndarje janë, është evidente kur provojnë t’u referohen ndonjë ajeti për krahasimin e një vargu me tjetrin).

Sipas traditës muslimane, këto “zbulime” jane dërguar poshtë (Tanzil ose Nazil) (sura 17:85), në parajsën me të ulët të shtatë parajsave në kohen e muajit të Ramazanit, gjatë natës se fuqise apo fatit (‘lailat al Kadr’) (Pfander, 1910:262). Prej aty iu është zbuluar Muhamedit në venie, përderisa lindi nevoja, përmes ëngjëllit Gabriel (sura 25:32). Rrjedhimisht, çdo letër dhe çdo fjalë është e liruar nga ndonjë ndikim njerëzor, i cila i jep Kuranit nje aureole të autoritetit, madje edhe shenjtëri, dhe duhet të nderohet si e tillë. Është mbetur pa thënë ironia vërbuese që deklaron për nazil zbulesen e Kuranit, nga një burim i vetëm, tek njeriu të cilit me sa duket iu është zbuluar Muhamedit.

Nuk ka dëshmitarë të jashtëm para ose gjatë kohës, të cilët mund të vërtetojnë dëshmine e Muhamedit; as për mrekullite nuk ka kusht që të konkretizohet deklarimi i tij.

Ne fakt, dëshmia për autoritetin e zbulesës së Perëndise, të cilen Bibia prerazi e nxjerre ne dritë, në Kuran fare nuk është prezente, d.m.th. që zbulesa e Perendisë ( dmth profeti ) duhet të flasë në emer të Perëndisë, Jahveh, që mesazhi duhet të përshtatet me zbulesen e cila ka kaluar me herët, dhe duhet të bëjë parashikime të cilat duhet të jenë të verifikueshme dhe se zbulesa duhet të percillet me shenja dhe mrekulli me qellim që t’i jipet autoriteti si e ardhur nga Perendia. Pasi që këto i mungojnë, në rastin e profetit Muhamed, dhe Kuranit, për ata nga ne të cilët janë të krishterë, duket në të vertetë se është Kurani e jo Bibia ajo e cila ka dalë si nje dokument më njerëzor. Ende, myslimanët vazhdojnë të besojnë se fjalet e sakta arabe të cilat i gjejmë në Kuran janë  ato të cilat ekzistojne përhere në pllakat origjinale të gurit, në parajsë. Kjo, sipas tyre, e bën Kuranin “Nënën e Librave” (referohet në sura 43:3). Myslimanët besojnë se nuk ka asnje liber apo zbulim i cili mund te krahasohet me të. Ne fakt, në të dy suret, 2:23 dhe 10:37-38, gjejme nje sfidë “për të prezantuar disa libra të tjera me një bukuri të barabartë,” (sfide me te cilen do te mirrerni më vonë). Ky zbulim final, sipas islamit, është i perkryer, dhe i rrjedhshëm, përtej kapacitetit për supozim apo kritikim. Çka nënkupton kjo është se Kuranin të cilin ne e posedojmë sot është dhe gjithmonë ka qënë i fundit dhe i pastër, i cili ndalon çfarëdo mundësie. Për verifikuar apo falsifikuar tekstin. Pasi që Allahu është i ndëruar thellesisht si një zotëri nga robi, kështu që fjala e tij duhet te nderohet njësoj.

Çfarë atëhere duhet të bëjmë me problemet të cilat ekzistojnë në Kuran? Nëse është një liber aq i përkryer, siç pohojnë myslimanët, atëhere duhet t’i qëndrojë ballë çdo kritike. Çfarë duhet të bëjme me shumë kundërshtime, gabime faktike dhe pohime qesharake që i bënë? Për më tutje, kur ne shikojmë më me kujdes tekstin të cilin e kemi ne posedimin tonë sot, që supozohet se është kodifikimi final i Kuranit nga Uthmani, i përmbledhur sipas Zaid ibn Thabit, nga kopja e dorëshkrimit të Hafsahut, ne jemi në një mëdyshje nga ndryshimet e tij dhe të kater dorëshkrimet koekzistuese të Abdullah Masoud, Abu Musa, dhe Ubajj, të gjithat kanë devijime dhe fshirje në mes tyre.

Një problem tjetër ka të bëje pikerisht me deklarimet e tij. Për arsye të përkryeshmërise së tij ne nuk duhet të hetojmë përmbajtjen e tij, që sipas traditës muslimane, rrjedh nga jeta e vonëshme e Muhamedit të periudhës mediniane (10 vitet e fundit), dhe kështu përmban rregullat dhe rregulloret themelore për strukturat sociale, ekonomike, dhe politike, shumica prej të cilave janë huazuar nga traditat ligjore të kulturës bizantine dhe persiane, duke na lënë me një dokument të shek. VII-IX i cili nuk është adoptuar lehtë në shekullin XX.

Si të krishterë, ky hetim është i rëndësishem. Bibla si kontrast nuk është thjesht nje liber me rregulla dhe rregullore rigoroze e cila merr një kontekst të veçantë historik dhe e përkufizon atë për të gjitha kohët dhe të gjithë njerezit. Në vënd të kësaj, ne gjejmë në Bibel principe të gjera të cilat mund t’i aplikojmë në çfarëdo kohe dhe kulture (si stilet e adhurimit, muzikës, veshjes dhe të gjithat ato që mund dhe janë duke u kontekstualizuar në ndryshimet e kulturave në të cilat sot kisha e gjen veten). Si rezultat Bibla është shumë më shumë e adaptueshme dhe konstruktive për shoqërinë tonë. Pasi që ne nuk e kemi konceptin e zbulimit të Nazilit, ne nuk kemi frike ne kerkimin dhe përpjekjet për të kuptuar kontekstin e asaj se çfarë autori dëshironte të thoshte (procesi i analizimeve historike). Unë e ndjej se ky është thelbi i problemeve mes pikëpamjeve të islamit dhe krishterimit mbi zbulesën. Te krishterët besojnë se Perëndia është i interesuar që t’ia shfaq vetveten krijimit të tij. Që nga koha e krijimit ai ka vazhduar ta bëjë ate në mënyra të ndryshme. Bukuria, fuqia dhe urtësia e nderlikuar e tij është shfaqur në univers dhe përreth nesh, kështu që njerezimi kurrë nuk mund të thotë se kurrë nuk njeh Perendinë.

Kjo është ajo çfare disa teologe deshirojnë ta quajnë “zbulim i përgjithshem”. Por Perëndia gjithashtu ka zgjedhur ta zbuloje vetveten  në mënyre më të qartë; atë të cilën disa shkollare e quajne “zbulim special.” Këtë ai e bënë nepërmjet profetëve, të cilët janë dërguar me fjalë specifike dhe në kohë specifike, në vënd specifik dhe tek njerezit specifikë. Fatkeqësisht, shumë nga ajo që iu është zbuluar atyre njerëzve është harruar shumë shpejtë. Mëndja njerëzore ka kapacitet të jashtëzakonshëm për të qënë plotësisht e pavarur nga Perendia, dhe që të mendojnë për të vetëm kur janë në krizë apo pranë vdekjes. Prandaj, Perëndia e pa gjëndjen e vështire të krijimit të tij dhe në dashurine dhe dhembjen e tij për krijirnin e tij, vendosi të bëjë diçka për të. Perëndia vendosi ta zbulojë veten krijimit të tij në mënyre direkte, pa asnje agjent  faktor ndërhyrës. Ai bëri këtë gjithashtu për të korrigjuar marrëdhënien me njerëzimin e cila ishte thyer që nga fillimi, në kopshtin e Edenit. Kjo është në pajtueshmëri me Perëndine i cili është personalisht i përfshire me krijimin e tij. Thjesht, Perëndia vetë erdhi t’ia zbuloje veten e tij njerezimit. Ai  vetë mori trajtën e njeriut, foli gjuhën tonë, përdori format tona të shprehurit, dhe u bë një shëmbull i së vërtetës së tij për ata te cilët ishin dëshmitaret e tij, kështu ne që jemi të kufizuar dhe njerezor të mund ta kuptojme atë më mirë i cili është i pakufizueshem dhe hyjnor dhe përtej të gjtha kuptimeve njerëzore, ashtu si lexojme tek Hebrenjeve 1:1-2:

“Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhë në shumë mënyra etërve me anë të profeteve, se fundi, këto dite na ka folur me ane te Birit, të cilin e beri trashegimtar të të gjitha gjërave, me anë të cilit e krijoi dhe gjithësinë.”

Në Jezus Krishtin ne shohim Perëndinë e zbuluar tek njerëzimi në mënyrë të përsosur. Kjo tejkalon zbulimin special. Kjo është zbulese e per­sonifikuar! Prandaj, Bibla e njofton botën tek Jezus Krishti. Ështe një zbulim sekondar për të gjitha qëllimet praktike. Është thjesht një dëshmi për zbulimin e Perëndise. Bibla na tregon për jeten e tij, duke përmëndur se çfarë ka bërë dhe ka thëne, dhe pastaj i parashtron këto mësime për boten sot. Është thjesht nje liber i cili orientohet në një person. Prandaj, ne mund ta shfrytëzojme librin për të mësuar për personin, por në fund, duhet të shkojmë tek zbulesa e fundit, Jezusi, që në të vërtetë mund të kuptojmë se kush Perëndia është.

Dhe kjo është zbulesa specifike për ne sot, sepse Perëndia thjesht nuk e ka ndërprerë zbulimin e tij me Jezus Krishtin, ai ende dëshiron të ketë një marrëdhënie me krijimin e tij, dhe ka vazhduar zbulimin e tij në mënyre të mishërimit. Zbulimi i tij që është duke ndodhur vazhdon nga ajo kohë e gjer më tani përderisa ai e zbulon veten e tij përmes vetes së tij, Shpirtit të Shenjte, ngushelluesit, i cili na bindë për fajësine në lidhje me mëkatin, na drejton tek e vërteta, na tregon se çka për të ardhur, dhe sjelle lavdi për Jezusin (Gjoni 16:7-15). Jezusi është zbulesa më e vërtetë.

E gjejmë këtë në Bibël. Por ende kjo nuk është e tëra, pasi Shpirti i Shenjtë vazhdon të na bëjë atë të njour edhe sot, dhe për këtë arsye shkrimi ynë bëhët i gjallë dhe kuptimplotë për ne. Për myslimanët kjo mund te tingëllojë në mënyre kunfuze, dhe sigurisht kërcënuese, përderisa nuk pranohet zbulesa e fundit e Perëndisë, e pretenduar nga myslimanët. Ndoshta për ta sqaruar këtë të vërtetë do të mund t’i ndryshonim shpjegimet. Në vënd se ta krahasojmë Kuranin me Biblën, siç tentojnë shumë apologjet, kishte me qënë më e dobishme që Kurani të krahasohet me Jezusin. Bibla (posaqërisht Dhiata e Re) rrjedhimisht, është dëshmi e shoqëruesve të Jezusit, duke deshmuar për atë se çfarë ka thënë dhe bërë. Për të vazhduar një hap përpara, ne do të mund ta krahasonim Biblën me hadithet, ose “tarikhet”, dhe “sira” e profetëve dhe “tafsirin”, të gjitha këto komentojnë mbi historinë dhe mësimet e profetëve dhe Kuranit. Përderisa kjo do të mund të na ndihmonte që t’u sqarojmë Biblën myslimanëve, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të nënvizojmë atë se Dhiata e Re me se shumti flet për atë se çfarë Jezusi tha, për Porosinë e tij. Në anën tjetër hadithet flasin për jetën e Muhamedit, çfarë ka bërë ai, aty-ketu dhe interpretim i asaj që ai kishte thënë. Ne këtë dritë nuk ka krahasim në mes këtyre dy zbulesave, Jezusit dhe Kuranit. Kurani një libër me gjithë ato të meta dhe mangësi  pamjftueshmëri, vërtetësia e tij pushon dobet në kraharorin e një njeriu të kufizuar, që ai vetë ka disa identifikime si profet, nuk krahasohet me Jezusin, njeriu, i nderuar si i pamëkat,  si tek myslimanët dhe te krishterët, i ciIi, sipas Fjalës së tij, i pamekat është vetë Perendia, dhe për ketë, një zbulese e përsosur, për të kuptuar shumë e shumë thjesht se kush është Jezusi atëhere. Do mund të ndihmonte ky argument per t’iu prezantuar myslimanëve Jezusin, sesa te filloni me ndonjë hyjni tjetër.

Comments are closed.