jump to navigation

Si të zgjedhësh një Kishë lokale?

Postuar tek: Kisha

Hyrje

Ky libër ka ardhur si rrjedhim i një predikim i në kishën tonë lokale, i bërë para shumë pastorëve anëtarë të lëvizjes së vjeshtës së vitit 1984. « Bible Speaks » është një lëvizje e krishterë pa emërtim, që nderon të gjitha kishat lokale, duke dhënë hir dhe dashuri të pakushtëzuar. Ne i përkushtohemi mësimit të Fjalës së Perëndisë duke komunikuar kategoritë e mendimit hyjnor *.

Ky libër ka si qëllim të paraqesë parimet biblike për të zgjedhur një kishë lokale. Ky është një studim panoramik i Shkrimeve në lidhje me këtë çështje praktike dhe është botuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta të dëgjuesve të programit tonë në radio: « Telephone Time »*. Lutja jonë është që Fryma e Shenjtë t’ju udhëheqë në çdo të vërtetë dhe që përm­bajtja e këtij libri t’ju ndihmojë të zgjidhni një kishëlokale. Zoti na ka dhënë një premtim në Fjalën e Tij:

Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh,. unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin Tim mbi ty (Psalmet 32:8).

Danieli 4: 35 nxjerr në pah se Perëndia është i vetmi mjeshtër i planit tij:

Tërë banorët e dheut përpara Tij kon­siderohen si asgjë, Ai vepron si të dojëme ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t’ia ndalë dorën ose t’i thotë: Çfarë po bën? (Danieli 4:35)

Ndërsa ju bëheni gati të zgjidhni një kishë lokale përgatituni në lutje si dhe në Fjalën e Perëndisë, du­ke qënë plotësisht të nënshtruar ndaj sovranitetit të Perëndisë.

Kisha lokale nën një këndvështrim biblik

Një nga pyetjet që dëgjuesit tanë të « Telephone Time »* bëjnë më shpesh është: « Cilët janë faktorët që duhet të kem parasysh për të zgjedhur një kishë lokale»? Vendimi ynë për të shkuar në një kishë është po aq i rëndësishëm sa edhe vendimi për të zgjedhur një grua! Njëri nga vendimet ka të bëjë me marrëdhënien tuaj shtëpiake, kurse tjetri me mirëqë­ nien tuaj të përjetshme.

Sigurisht që të dyja vendimet janë të barabarta dhe të rëndësishme përsa i përket vlerës së tyre për fatin tonë. Metoda që shumë njerëz ndjekin për të zgjedhur një kishë lokale ka pak ose aspak lidhje me atë që thotë Fjala e Zotit. Habitem nga mënyra e tyre e të menduarit, sidomos nëse ata janë të rilindur shpirtërisht dhe kanë marrë njëfarë kuptimi të së vërtetës. Si e zgjedh një besimtar kis­hën lokale?

Së pari, Fjala e Zotit ka qenë dhe duhet të jetë gjithmonë norma dhe kriteri për të marrë vendime. Vendimet tona nuk duhet të merren për hir të rehatisë. Para një muaji mora një letër shumë të gjatë nga një burrë, i cili më shkruante: « Dua t’iu them se ajo që më ndodhi erdhi si rezultat i sjelljes së gruas sime. Gruaja ime donte një kishë afër shtëpisë, kështu edhe unë rashë dakort për të shkuar atje ». Ky burrë brak­tisi thirrjen e Zotit për shkak të kësaj situate. Ai refuzoi kishën e përshtatshme lokale me qëllim që të kënaqte dhe të bënte të lumtur gruan e tij. Asnjë burrë nuk duhet të marrë kurrë një vendim që lidhet me vullnetin e Perëndisë por që vjen si rezultat i një marrëveshjeje të bërë me të shoqen. Ai nuk duhet të kishte pranuar kërkesën e saj thjesht sepse ishte më e rehatshmja. Autori i letrës pranonte se atij i vinte keq për vendimin e marrë, por thoshte se nuk mund të kthehej prapa sepse gruaja e tij kishte lidhur miqësi me dy-tre gra të tjera të kishës. Kini parasysh se ju nuk duhet të zgjidhni një kishë lokale për t’u ndjerë rehat!

Së dyti, ju nuk duhet të zgjidhni një kishë loka­le vetëm për atë që ajo mund t’ju ofrojë. Kisha e Laodicesë sigurisht që mund t’ju japë shumë gjëra, duke përfshirë këtu luksin dhe rehatinë. Ajo mund t’ju komunikojë mesazhe të cilat ju gudulisin veshin, apo si dhe t’ju tërheqë me ambjentin e saj.

Së treti, ju nuk duhet të zgjidhni një kishë lokale, sepse miku juaj më i mirë shkon atje. Me fjalë të tjera, vlerësimi i një personaliteti nuk duhet të jetë arsyeja për të zgjedhur një kishë lokale.

Së katërti, ju nuk duhet të zgjidhni një kishë lo­kale sepse familja juaj shkon atje prej vitesh. Tradita nuk duhet tëjetë kurrë faktori që na shtyn për të mar­rë vendimin tonë, aq më tepër sentimentalizmi nuk duhet të përcaktojë zgjedhjen tonë. A keni dëgjuar dikë të thotë: « Gjyshi im shkonte atje, dhe prandaj që atëherë shkojmë edhe ne »? Gjithashtu ju nuk du­het të zgjidhni kurrë një kishë lokale thjesht sepse ajo ka një program të mirë të rinjsh për fëmijët tuaj. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që gjithçka që besojmë t’a vërtetojmë me Fjalën e Perëndisë.

Bibla thotë se njeriu duhet të jetojë nga çdo Fjalë që del nga goja e Perëndisë (Mateu 4:4). Fjala e Perëndisë zbulon mendimin e Krishtit dhe tregon se si duhet të zgjedhim një kishë lokale. Nuk është e nevojshme të thuhet që shpesh, kur një kuadër transferohet për t’u vendosur në një krahinë tjetër, ai kërkon menjëherë kishën më të madhe të përbërë nga një shoqëri e shtresës së mesme. Vetë ai ndihet shumë rehat, por zgjedhja e tij nuk i është nënshtruar thirrjes së Perëndisë. Zoti na ka dhënë mundësinë për të zgjedhur sipas dëshirës. Ju mund të zgjidhni një kishë sipas mënyrës natyrore, të shtyrë nga sen­timentalizmi, kompromisi dhe nga mbështetja në mish. Le të studiojmë më në thellësi mendimin e Zotit rreth kësaj çështjeje.

Duke përparuar në studimin e kësaj teme, vini re me kujdes disa pyetje themelore të cilat duhet të mar­rin një përgjigje, para se të zgjidhni një kishë lokale. Së pari, a qëndron kisha lokale në besimin historik ashtu siç na është përcjellë nga apostujt nëpërmjet paraardhësve tanë? A e pranon ajo mësimin e qenë­sishëm dhe të pagabueshëm të Fjalës së Zotit? A be­son ajo se çdo gjë e shkruar në Bibël është frymëzuar nga Perëndia? A e beson kisha këtë?

I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me dre­jtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë. (2 Tim 3:16-17)

A e beson kisha se asnjë profeci e Shkrimit nuk mund të jetë objekt i interpretimeve të veçanta.

Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i nje­riut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë (2 Pjetrit 1:21)

Jini të pjekur në gjykim dhe sigurohuni që kisha të mos shtojë ose të heqë asgjë nga Shkrimet e Shenjta.

Nëse ndokush do t’i shtojë këtyre gjëra­ve, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t’i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër. (Zbulesa 22:18-19)

Kini kujdes nëse pastori ngulmon për një inter­pretim të veçantë të Biblës. Kërkoni të dini se si e in­terpreton kisha natyrën dhe ekzistencën e Perëndisë. Ne besojmë në dhuntitë e Frymës për ndërtimin e Tupit të Krishtit dhe të besimtarit personalisht. Por ne nuk besojmë se duhet t’iu japim atyre një rëndësi të tepruar. Ne duhet të këmbëngulim tek Krishti dhe tek Fjala objektive e Perëndisë.

Dikur ishte bekimi
tani është Zoti
Dikur ishte ndjenja,
Tani është Fjala e Tij
Dikur unë doja dhuntinë e Tij
tani dua Dhuruesin Vetë
Dikur kërkoja vetëm shërimin
tani s’kërkoj tjetër veç Atij.
Jezusit dhe vetëm Jezusit do t’i këndoj,
Tërësisht Jezusit dhe Jezusit tërësisht.
Pjesë nga poema e A.B.Simpson : « Vetëm Atë »

Gjithashtu ne nuk besojmë aspak siç thonë disa se dhuntitë kanë përfunduar në vitin’96 pas Jezus Krishtit, kur u plotësuan të gjitha Shkrimet e frymëzuara nga Perëndia. Shumë pastorë të rilindur shpirtërisht nuk i njohin nocionet elementare të natyrës së Perëndisë. Si rrjed­him, është e vështirë për kishën të njohë Perëndinë në thelbin e ekzistencës së Tij. Nëse pastori - më­sues nuk ka një marrëdhënie shpirtërore intime me Zotin Jezus Krisht, ai do të jetë i paaftë të drejtojë kishën drejt kryqit. Nëse ai nuk ka dëshirë t’a humbë jetën, nuk do t’a gjejë atë; nëse ai nuk është vajo­sur nga Perëndia për të predikuar Fjalën, ai nuk do të mundë t’u komunikojë të tjerëve jetën e Krishtit.

Përfundimisht, bëhet e pamundur për një pastor që të marrë jetën e Jezus Krishtit, nëse vetë nuk është në bashkësi me Të. Në shumë kisha të vendit, Fjala predikohet në formën e dijeve intelektuale dhe si dituri tokësore. Prandaj dhe nuk habitemi kur shohim se jeta e nje­rëzve nuk ndryshon. Në këtë vend, vetëm një pakicë, një « mbetje» besimtarësh, jeta e të cilëve dallohet nga bollëku i fryteve, kjo dëshmon për një jetë vërtet të zjarrtë me Zotin. Pastorët - mësues, të mbushur me Frymën e Shenjtë japin jetën për delet e tyre dhe bëjnë dishepuj të cilët shkojnë në mbarë botën për të predikuar Ungjillin.

Një tjetër shqyrtim i rëndësishëm është që të vëre­jmë nëse pastori përgatitet apo jo duke studiuar për­para Zotit (Shihni vargjet: 2 Tim 2:15, Kol:10, Fil: 9-11, Fil 1:19-21, Efes 3:16-19). Ai mund të jetë një njeri, i formuar në një seminar, gati për të komunikuar Doktrinën. A predikon ai gjithë qëlli­min e Perëndisë? Pali thoshte: Sepse nuk u tërho­qa prapa për të mos iu treguar gjithë këshillën e Perëndisë (Veprat 20:27). A predikon me këmbën­gulje në çdo kohë apo jo (2 Tim 4:2)? A korrigjon, bind, këshillon me çdo autoritet, autoritet qiellor, për­faqësues dhe ligjor? A e komunikon ai doktrinën me autoritet? A është PO-ja e tij PO dhe JO-ja e tij JO (Mateu 5:37)? A i mungon bindja, nga frika e reagimeve të bashkësisë? A e humbet mesazhi i tij energjinë sepse ai është i hallakatur dhe nuk do të shpallë gjithë vullnetin e Perëndisë?

Është e rëndë­sishme që të kuptoni se aftësia juaj për detajet e jetës nuk do të shkojë më larg se masa e doktrinës në kate­gori*. (Studioni vargjet e mëposhtme: 2 Pjetrit 1:4, Psalmet 119:133, Psalmet 137:24, 2 Kor 10:4-5). Si do të arrini pjekurinë kur nuk merrni mësime dhe njohuri të thella? Fryma e Shenjtë nuk zbulon gjë tjetër vee asaj që ju keni marrë në Krishtin :

Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gji­tha këto që ju thashë. (Gjoni 14:26)

Ai na kujton atĂ« qĂ« tashmĂ« Jezusi na ka mĂ«suar. UnĂ« nuk mund tĂ« jetoj pĂ«rtej asaj qĂ« mendoj; unĂ« nuk mund tĂ« mendoj pĂ«rtej masĂ«s qĂ« kam marrĂ« dhe nuk mund tĂ« marr nĂ«se nuk jam i gatshĂ«m tĂ« dĂ«gjoj me butĂ«si FjalĂ«n e PerĂ«ndisĂ« (Rom 10:17). Studioni parimin e mosdijes. Do tĂ« zbuloni se mosdija nuk mund tĂ« pĂ«rdoret si justifikim. Mundet qĂ« njĂ« anĂ«tar i kishĂ«s, duke mos shkuar nĂ« kishĂ«n e duhur, tĂ« marrĂ« mĂ«sime tĂ« gabuara, por ai Ă«shtĂ« pĂ«r­gjegjĂ«s pĂ«r atĂ« qĂ« Zoti ka lejuar qĂ« ai tĂ« dĂ«gjojĂ«. NĂ« qoftĂ« se ai nuk bĂ«n njĂ« zgjedhje duke u mbĂ«shtetur tek doktrina nĂ« kategori*, atĂ«herĂ« kur kisha Ă«shtĂ« gati t’i bĂ«jĂ« tĂ« njohura parimet e drejta, ai nuk do t’u shpĂ«tojĂ« kurrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sive tĂ« tij duke thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« i paditur. Kur tĂ« thoni: « UnĂ« nuk e dija kĂ«tĂ« » Zoti do tĂ« t’ju thotĂ«: « Ju duhet t’a dinit»! VĂ«llezĂ«r, unĂ« nuk dua qĂ« ju tĂ« mos e dini… (1 Kor 10:1).

Tek Jobi kapitulli 35 ata ishin të paditur dhe kës­htu nuk e shihnin dritën, por padituria nuk është justifikim. Besoj se ky mesazh është shumë i përsh­tatshëm për kishën e krishterë sot. Dëshiroj që ju t’a merrni këtë mesazh, sepse mijëra njerëz do të humbin shpërblimet e tyre në gjyqin e Krishtit, duke mos zgjedhur kishën e duhur lokale. E di që shumë njerëz mendojnë se kjo nuk është e rëndësishme, por unë e di që është e vërtetë, sepse Fjala e Perëndisë e thotë. Ky është një informacion shumë objektiv sepse nisemi nga Shkrimet.

ShumĂ« kĂ«ngĂ«tarĂ« dhe grupe muzikore, tĂ« mĂ«suar keq se janĂ« mĂ« tĂ« interesuar pĂ«r tĂ« argĂ«tuar dĂ«gjuesit sesa pĂ«r t’ju komunikuar atyre FjalĂ«n e PerĂ«ndisĂ«, duhet tĂ« heqin dorĂ« nga tĂ« kĂ«nduarit nĂ« mbledhjet e kishĂ«s. Kush dĂ«shiron tĂ« argĂ«tohet, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kaq shumĂ« shpirtra njerĂ«zish shkojnĂ« nĂ« ferr? TĂ« krishterĂ«t duhet tĂ« duan veprĂ«n e pĂ«rfunduar dhe FjalĂ«n e PerĂ«ndisĂ«. NjĂ« mbledhje adhurimi duhet tĂ« pĂ«rqĂ«ndrohet tek mĂ«simi i FjalĂ«s. Le tĂ« shqyrtojmĂ« tani strukturĂ«n e drejtimit tĂ« kishĂ«s lokale. Ă‹shtĂ« e qartĂ« se autoriteti pĂ«rfaqĂ«sues Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m. PjesĂ«t e Trupit duhet tĂ« pĂ«rdoren, tĂ« mobilizuara dhe tĂ« organizuara. Autoriteti duhet t’iu ngarkohet tĂ« vjetĂ«rve. Ă‹shtĂ« metodĂ« e mençur pĂ«r tĂ« drejtuar, por ky autoritet duhet tĂ« ngarkohet nga njĂ« pastor - mĂ«sues i vetĂ«m. Ka vetĂ«m njĂ« pastor tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m para Jezus Krishtit pĂ«r çdo kishĂ« (Efes 4:11-16, Titi 1:5-7). Pastori mĂ«sues duhet tĂ« jetĂ« drejtuesi kryesor si komunikues i DoktrinĂ«s bi­blike - kĂ«shilltari kryesor i kishĂ«s. Shkrimet japin shpesh kĂ«tĂ« parim tĂ« pastorit tĂ« vetĂ«m - mĂ«sues… Apollo ishte pastori-mĂ«sues i Korintit (Vep 19:1; 1 Kor 3:6).

Timoteu dhe Titi ishin pastorët mësues të Korintit, por në kohë të ndryshme (1 Kor 4:17; 2 Kor 12:18). Në Filipi, Epafroditi ishte i vetmi pastor-mësues (Filip 2:25). Në Efes, Gjoni ishte i vetmi pastor - mësues; ai erdhi pas një njeriu be­simi, Palit, i cili dha mësim atje për tre vjet. Këta njerëz kishin nevojë për ndihmë nga shumë anëtarë të Trupit të Krishtit, sigurisht dhe ata e merrnin këtë ndihmë përulësisht. Megjithatë, ata ishin përgjegjës, secili për rritjen shpirtërore të kishës nën autoritetin e Jezus Krishtit, i cili është kryebariu (1 Pjetrit 5:4).

Nën dritën e asaj që Fjala e Perëndisë dhe historia e kishës na mëson se, që kisha të funksionojë sipas Shkrimeve, ajo duhet të ketë një pastor - mësues të vetëm. Përveç pastorit - mësues, drejtimi i një kishe or­ganizohet nga dhjakët, të cilët veprojnë sipas 1 Tim 3, Tite 2, Veprat 6. Ky është një nga parimet më të rëndësishme biblike që duhet të keni parasysh para se të lidheni me një kishë lokale. Ai është gjithashtu edhe një studim plotësues që do t’iu lejojë të kuptoni më mirë këtë çështje. Kisha lokale ku ju shkoni du­het që jo vetëm të mësojë doktrinat në kategori*, por ajo duhet gjithashtu të besojë në mënyrë kategorike se Krishti ka përmbushur dhe përfunduar përgjith­ një veprën e shpengimit (Gjoni 19:30). Shpëtimi merret plotësisht nga hiri - nga hiri dhe asgjë më tepër (Rom 11:6). Ne marrim hirin për shpëtimin tek Efes 2:8,9. Ne marrim hirin për t’u rritur tek 2 Pjetrit 3:18. Por rrituni në hir dhe në njohjen e Zotit tonë dhe Shpëtimtarit Jezus Krisht. Atij i qoftë lavdia tani e përjetë. Amen!

Kjo përfshin sigurisht pendimin tek 1 Gjonit 1:9. Një lëvizje e krishterë që nuk kupton natyrën e Zotit në veprat e Tij të hirit nuk mund të shprehë dashurinë pa kushte tek anëtarët e saj. Meqënëse kisha i shton hirit veprat, atëherë anëtarët e saj ngatërrohen pashmangshmërisht në sisteme të tjera johyjnore. Lëvizja e krishterë do të karakterizohet nga depërtimi i ligjit, ndjekja e tabuve, shenjat e jashtme të pasurisë si dhe veprat fetare. Kurse një lëvizje e krishteë që merr hirin si një leje për të mëkatuar dhe nuk i qëndron besnike gjithë Fjalës së Perëndisë është një lëvizje që ndjek dëshirat e mishit. Një kishë që nuk i qëndron besnike mesa­zhit të hirit është fajtore për epsh ndjellje : Ata poho­jnë se e njohin Perëndinë, por me vepra e mohojnësepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe të pazotëpër çfarëdo vepre të mirë (Titi 1:16).

Sepse depërtuan midis jush disa njerëz, dënimi për të cilët është shkruar që prej shumë kohësh, të pabesë që e kthe­jnë në imoralitet hirin e Perëndisë dhe mohojnë të vetmin Zotëri, Perëndi dhe Zotin tonë Jezus Krisht. (Juda 4)

Tani do të shqyrtojmë parimin e dytë që duhet të ndjekim për të zgjedhur një kishë lokale: duke vënë në praktikë çdo këshillë të Zotit (Veprat 20:27). Kur zgjidhni një kishë lokale, jini të kujdesshëm! Mësoni si të zbuloni mësimet e gabuara duke u ndihmuar nga Fjala e Perëndisë për të shqyrtuar çdo aspekt të jetës së kishës. P.sh ne të gjithë e dimë se besimi themelor i kristanizmit është shlyerja e vazhdueshme dhe e pafund e mëkatit. Të gjithë ata që besojnë veprën e përfunduar nga Krishti në kryq, gëzojnë një siguri të përjetshme. Megjithatë shumë njerëz e mohojnë parimin e sigurisë së përjetshme dhe si rrjedhim ata sulmojnë dretpërdrejt vetë natyrën e Perëndisë.

Kërkoni të dini nëse kisha beson apo jo në sigurinë e përjetshme. Nëse ajo nuk e beson këtë gjë, nuk mund të zbulojë karakterin e Zotit dhe si rrjedhim ajo do të shkatërrojë aftësinë tuaj për të menduar dhe jetuar me Zotin. Nëse pastori nuk ju zbulon të vërtetën se kush është Zoti, atëhere ai nuk do t’ju zbulojë të vër­tetën përsa i përket asaj që Krishti ka bërë. Nëse ju nuk e njihni të vërtetën se kush është Perëndia dhe se çfarë ka bërë, si do të jeni të aftë të veproni në bindje ndaj Tij? SIGURIA E PËRJETSHME! Nuk do të pranoja të dëgjoja një besimtar ungjillor që nuk e beson këtë. Nuk do ta dëgjoja as në radio as në tevizor. Nuk do të doja të merrja pjesë në gabimin e tij. Siguria e përjetshme duhet kuptuar nga pikëpamja e zbatimit praktik dhe e veprimit të përjetshëm sipas së vërtetës. Kushdo që nuk beson në sigurinë e për­jetshme në mënyrë të pashmangshme do të vendosëpersona të tjerë nën zgjedhën e skllavërisë. Ata që dëgjojnë pastorë që mohojnë veprën e përfunduar të Krishtit, nuk mësojnë si të njohin natyrën e vërtetë të Perëndisë. Sigurisht, ata janë të paaftë të bëjnë atë që fillimisht nuk e kanë mësuar; shumë të krishterë nuk e dinë rëndësinë e kësaj çështjeje.

Në lidhje me këtë janë shkruar shumë pak gjëra, sepse shumë pastorë i shmangen mësimit të së vërtetës mbi këtë parim themelor. Mos e nënvlerësoni këtë parim vetëm nga dembelizmi mendor. Zgjohuni dhe kuptoni! Miliona e miliona njerëz tradhëtojnë planin e Zotit, për sh­kak se nuk janë angazhuar në kishën e duhur lokale. Të gjitha kishat, duke përfshirë këtu edhe « Bible Speaks World Outreach » duhen të vlerësohen nga pikëpamja biblike.

Të shqyrtojmë sjelljen me dashuri ndërmjet anë­tarëve të kishës. A ka kisha një atmosferë ku njerë­zit mund të dinë se Zoti i do edhe në fatkeqësi, në telashe, në mundime madje edhe kur mëkatojnë? A e mëson kisha Fjalën e Zotit në një atmosferë dashu­rie që gjithë bota t’a dijë se Zoti do çdo njeri me të njëjtën dashuri? Zoti do çdo njeri me një aftësi hyj­nore të pafund. Dashuria e Tij nuk ndryshon, sepse Zoti është dashuri! (1 Gjonit 4:8). (Vini re vargjet e mëposhtme: Rom 5:6-8, Jeremia 31:3, Ezekieli 16:8, Sofonia 3:17, Gjoni 13:1). Kisha ka përgjegjë­sinë t’i dojë vëllezërit! Nëse pasi keni mëkatuar je­ni trajtuar njëlloj si para se të mëkatonit, dijeni se jeni në kishën e duhur.

Flas për sjelljen në përgji­thësi të pastorit të kishës më shumë sesa për sjel­ljen e anëtarëve që ndjekin shembullin e tij. Ka mundësi që disa anëtarë të kishës të jenë legalistë, por ata nuk përfaqësojnë gjithë kishën. Anëtarët e kishës, a e duan njëri-tjetrin me dashuri të pakus­htëzuar? Ju jap një urdhërim të ri: duajeni njëri­tjetrin (Gjoni 13:34). (Shikoni gjithashtu Gjoni 15:9, Gjoni 15:12, 1 Gjoni 3:14). Anëtarët që i përkasin familjes mbretërore të Zotit, a e duan njëri-tjetrin me dashurinë e pakushtëzuar të Zotit apo janë keqdas­hës, indiferentë, gjykues, inatçinj dhe rebelë? Duke vepruar nga dashuria e mrekullueshme e Zotit, a po­zicionohet kisha kundër mëkatit dhe padrejtësisë? Anëtarët e kishës, a po jetojnë me bindjen se janë shpërndarës të hirit dhe të dashurisë së Perëndisë? A ju mëson kisha se besimi është mënyra e vetme për t’i pëlqyer Perëndisë? Anëtarët e kishës, a u përgji­gjen me besim premtimeve të hirit në Bibël?

Dhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë, duhet të besojë se Ai ekzis­ton dhe se Ai shpërblen ata që e kërko­jnë. (Hebrenjve 11:6)

Lexoni gjithashtu edhe Romakët 1:17, 2 Kor 5:17. Sikurse shpëtimi vjen nga hiri me anë të besi­mit (Efesianët 2:8), ne gjithashtu duhet të përparo­jmë me anë të besimit dhe për besimin ndërkohë që rritemi (Romakët 1:17). Ne e dimë se besimi është një veprim që nuk ka të bëjë me meritat tona, por varet se sa e beson Fjalën e Perëndisë. Ja një çështje tjetër e rëndësishme që ka të bëjë me zgjedhjen e kishës lokale: a mëson dhe zbaton ajo parimin e Trupit siç thuhet tek 1 Korintasve 12:12-13:

Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët e të njëjtit trup, megjithëse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu ës­htë edhe Krishti. Sepse ne të gjithë jemi pagëzuar në një Frymë të vetëm, në të njëjtin trup, qofshim hebrenj apo grekë, qofshim skllevër a të lirë, të gjithë jemi ujitur nga i njëjti Frymë.

Besimtarët duhet të kuptojnë parimin e pozicionit të Trupit në mënyrë që të jenë në bashkësi me Kokën tonë, Jezus Krishtin. (Shënoni vargjet e mëposhtme: Efes 5:30, 1 Kor 6:17, Efes 1:22-23). Jezusi është Koka dhe ne jemi Trupi i Tij: Plotësia e Atij që plo­tëson gjithçka në të gjithë (Efes 1:23/b). Me fjalëtë tjera, a na mëson kisha se kur shpëtohemi bashko­hemi me Krishtin si Trupi i Tij me anë të Frymës së Shenjtë (Titi 3:5)? Ne të gjithë pijmë nga i njëjti Frymë. Le të shqyrtojmë zbatimin praktik të parimit të Trupit. Trupi merr nga pastori-mësues (Efes 4:11) në mënyrë që të përmbushë tre aspektet e qëllimit të Efes 4:12 që na çojnë te Efes 4:13.

Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues, për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e Trupit të Krishtit, derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe i njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përso­sur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit.

Në qoftë se shfaqet një sjellje negative, Efes 4:17-19 thotë:

Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin.. të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre, të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të pa­dijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre. Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.

Nëse një sjellje e keqe shfaqet ndaj pastorit-më­sues atëhere Efes 4:14 thotë:

Që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktri­neje, nga mashtrimi i njerëzve, nga di­nakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit.

Nëse një qëndrim pozitiv rezulton nga shërbesa e pastorit-mësues, besimtarët do të përjetojnë Efes 4:15-16 si dhe Efes 4:32:

Por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti. Prej Tij i gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe si­ pas forcës së çdo pjese të veçantë, sh­kakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së ti} në dashuri. Por jini të mirë dhe të mëshirshëm nje­ri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur me anë të Krishtit.

A e japin jetĂ«n besimtarĂ«t e kishĂ«s pĂ«r tĂ« mbajtur barrĂ«t e njĂ«ri-tjetrit, duke pĂ«rmbushur kĂ«shtu ligjin e dashurisĂ« (Ga! 6:2, 1 Gjon 3:4)? Kur takohen a ndĂ«rtojnĂ« njĂ«ri-tjetrin? A japin hir me fjalĂ«t e tyre? AsnjĂ« fjalĂ« e keqe le tĂ« mos dalĂ« nga goja juaj, por ajo qĂ« Ă«shtĂ« e mirĂ« pĂ«r ndĂ«rtimin, sipas nevojĂ«s, qĂ« t ‘u japĂ« hir atyre qĂ« dĂ«gjojnĂ« (EfesianĂ«t 4:29). A ndjek kisha udhĂ«zimin e RomakĂ«ve 12: 19-21?

Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i lini vënd zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar.. Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti. Në qoftë se ar­miku yt ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë sepse, duke bërë këtëdo të grumbullosh mbi kokën e tijt hën­gjij të ndezur. Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.

Përsa i përket parimit të ndërtimit, anëtarët e kis­hës, a ndërtojnë njëri-tjetrin për të formuar një shtëpi shpirtërore?

Edhe ju, si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezus Krishtit. (1 Pjetrit 2:5)

A janë ndërtuar ata nga doktrina në kategori* dhe a ka zenë vend kjo në shpirtin e tyre?

Që t’ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrends­hëm, që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, që, të rrën­josur dhe të !hemeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia si dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë. (Ephesianve 3:16-19)

A veprojnë ata sipas urdhrit hyjnor në disiplinën e kishës? Kur ndonjëri nga anëtarët e kishës mëkaton, a e takojnë atë vetëm për vetëm (Mateu 18: 15). A e pranojnë një akuzë vetëm nëse dëshmojnë dy ose më shumë dëshmitarë?

Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer, fakti do të përcakto­het me deponimin e dy ose tre dëshmi­tarëve. (Ligji i Përtërirë 19:15)

A falin dhe harrojnë plotësisht? Çfarë ndodh nëse personi pendohet (Mat 6:12, Efes 4:32, Kol 13:13)? Falja hyjnore është një falje që e harron gjithmonë mëkatin. A e duan njëri-tjetrin? A e kanë zakon t’i kujtojnë gabimet? Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë (Fj.e Urta 17:19). A e trajtojnë në mënyrë biblike mëkatin, kur dikush pendohet dhe heq dorë nga ai? A e duan njëri-tjetrin dhe a mbulojnë një shkelje? A janë të gatshëm pjesëtarët e kishës për të të ndihmuar kur je në fatkeqësi? Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind në ditë të vështira (Fj.e Urta 17:17).

Shkrimet janĂ« shumĂ« tĂ« qarta pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. QĂ« prej tridhjet vjetĂ«sh jam pastor-mĂ«sues dhe kam parĂ« se janĂ« shumĂ« tĂ« paktĂ« ata qĂ« e nderojnĂ« kĂ«tĂ« mĂ«sim. Kisha e nderon rrallĂ« kĂ«tĂ« mĂ«sim. Ju siguroj se njĂ« pĂ«rqindje e lartĂ« kishash, duke pĂ«rfshirĂ« edhe pastorin, nuk do t’a kalojnĂ« kĂ«tĂ« provĂ«. Ndoshta kjo gjĂ« nuk ju pĂ«lqen, por ja qĂ« kĂ«shtu Ă«shtĂ«! Le tĂ« shikojmĂ« nĂ« vazhdim vizionin global tĂ« kis­hĂ«s. Kur nuk ka njĂ« vizion profetik, populli bĂ«het i sh­frenuar… (Fj.e Urta 29:18). Pastori-mĂ«sues, a e nxit kishĂ«n tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive nĂ« vizionin e PerĂ«ndisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« kishĂ« tĂ« veçantĂ«? (Vini re vargjet e mĂ«poshtme: Veprat 1:8, Mateu 28:18-20, Marku 16:15-16, Luka 24:46-47, Gjoni 20:20-22). A kanĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« dashuri pĂ«r tĂ« humburit dhe pĂ«r ata qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r shĂ«rim (Luka 19:10, Mateu 14:14)?

Anëtarët e kishës, a shfaqin butësi, a e falin njëri­-tjetrin sikurse Krishti na ka falur (Kol 3:12-13)? Vizioni i tyre është bazuar vetëm mbi fjalë apo gji­thashtu mbi fuqinë për ta vënë atë në praktikë? Sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi (1 Kor 4:20). Kjo kishë lokale, a kërkon së pari mbretërinë e Perëndisë apo kërkon të ndërtojë ndërtesa luksoze me programe të shumta (Mateu 6:33) ? A po kërkon numrin e pjestarëve apo po kërkon planin e Zotit për pjestarët e saj? A përfiton nga njerëzit apo i do njerëzit? Po ju japim këto pika në mënyrë që të mund të jini të aftë të merrni një vendim të pjekur para Zotit, lidhur me vendin tuaj në kishën lokale. Ashtu si zgjedhja e gabuar e një bashkëshorti çon në një martesë të mjerë ashtu dhe zgjedhja e gabuar për një kishë rrezikon të sjellë një jetë të krishterë të kufizuar, të paditur dhe të mjerë.

Por ka arsye akoma edhe më të rëndësishme pse duhet të zgjedhim kis­hën e duhurl. Si ju edhe unë mbajmë përgjegjësi para Zotit për vendimet që marrim. Kërkojini Perëndisë t’ju drejtojë në vendin ku Ai kullot kopenë e Tij në mesditë (Kantiku i Kantikëve 1:7). Çdo besimtar sakrifikues, çdo prind dhe çdo bashkëshort do të përgjigjet para Zotit në gjyqin e Krishtit. A e ka dre­jtuar gruan dhe fëmijët e tij, duke u udhëhequr nga Fryma e Shenjtë, sipas këshillës hyjnore për të cilën është folur tek Romakët 8:14-15?

Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë. Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: Aba, o Atë!

A e ka lejuar ai fjalën e Krishtit të banojë brënda tij me gjithë pasurinë e saj (Kolosianëve 3:16)? A ka jetuar me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë (Mateu 4:4)? A e ka lejuar Perëndinë që t’a drejtojë atje ku bariu kullot kopenë ? Ora e mesditës simboli­zon presionin apo tensionin. A ishte ai nën presionin e jetës, nën diellin përvëlues të drekës? Ka shumë gra të krishtera, burrat e të cilave nuk shkojë në kishë; shumë prej tyre madje kundërshtojnë vendi­min e grave të tyre për të shkuar në kishë. Institucioni i familjes është i shenjtë në sytë e Zotit. Vendimet e marra nga burri dhe nga gruaja duhet të bazohen në Fjalën objektive të Perëndisë për çdo situatë. Fëmijët duhet të rriten në disiplinën dhe paralajmërimet e Zotit (Efes 6:4, Darby). Pastori­ mësues është përgjegjës për t’i kushtuar vëmendje burrit dhe gruas njëkohësisht, me qëllim që të gjithë pjesëtarëve të familjes, duke përfshirë këtu fëmijët, t’u rritet kapaciteti për t’i sherbyer Perëndisë dhe për t’u mbushur me Fjalën e Tij.

Çelësi është zhvillimi i një ekuilibri të drejtë sh­pirtëror në familje. Siç e thotë edhe Doktor 1. Vernon McGee: « Mos e bëni idhull bashkëshorten apo fa­miljen tuaj ». Disa të krishterë e bëjnë familjen e tyre idhull dhe lënë plotësisht pas dore funksionin e tyre në kishën lokale. Në ekstremin tjetër ka nga ata që duke qënë tepër të zënë me programin e kishës nuk gjejnë kohë për t’i kushtuat personalisht vemen­dje familjes së tyre. Mbani mend Fjalët e Urta 11:1 Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin por peshim i saktë i pëlqen Atij. Kërkoni ekuilibrin e duhur. Zhvilloni pikësëpari jetën personale të lutjes dhe më pas atë që keni marrë nga Zoti investojeni në familjen tuaj. Shërbeni në kishën lokale me gji­thë zemër, në gjithçka që Perëndia ju thërret të bëni. Grumbulloni gurë të çmuar në Tempulin e Tij në vend të drurit, të barit të thatë apo kashtës që do të bëhen hi (1 Kor 3:9-17)!

Nëse burri juaj nuk është shpëtuar, dëgjoni me kujdes këto udhëzime: Gjithashtu dhe ju, gra, nënsh­trojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden Fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre (1 Pj 3: 1). Lërini gjithmonë Perëndisë vendin krye­sor në jetën tuaj duke ju nënshtruar gjithë këshillës së Perëndisë! Mos dëgjoni ata që japin një mësim të kundërt me atë të Fjalës së Perëndisë.

Kisha lokale duhet t’i japë rëndësi lutjes së ndër­mjetësimit të bazuar në angazhimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të kishës. Sipas urdhrit tek Efes 6:18 : Lutuni në çdo kohë në Frymë me çdo lloj lutje e përgjërimi, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim. Lutuni për të gjithë shenjtorët, në çdo kishë lokale mund të ketë një dhomë lutjeje 24-orë pa pushim. Fjala e Zotit na urdhëron të Lutuni pa pushim (1 Selanikasve 5:17), në një mendje të vet­me (Veprat 1:14/a), sepse njerëzit duhet të luten pa u lodhur (Luka 8:1). Këmbëngu]ja në lutje e një kishe lokale do të përcaktojë jetën e saj shpir­tërore. Shpirtërorë nuk na bën lutja, ajo thjesht zbu­lon angazhimin tonë për ta marrë jetën tonë nga Perëndia. Anëtarët e kishës duhet të inkurajohen të zhvillojnë një jetë të qëndrueshme lutjeje individuale, por gjithashtu edhe një jetë lutjeje me Trupin. Bashkëshortët janë përgjegjës për drejtimin shpir­tëror të familjes së tyre; pra ata mbajnë përgjegjësi para Perëndisë që t’ju bëjnë të mundur grave dhe fëmijëve një jetë të perëndishme.

Një shërbesë e perëndishme do të ketë të bëjë me kombin, institucionet e tij hyjnore si dhe tërësinë e tij kombëtare. Ajo do të ketë bindje të drejta përsa i përket luftës. Na duhet të përgatitemi për luftën dhe të veprojmë mbi një bazë force dhe jo dobësie. Nuk duhet të jetojmë më një jetë të shtirur sentimentale të pseudopaqes. Një kishë e vërtetë është patriotike, ajo lufton për vendin e saj. Ajo e kupton problemin e lirisë njerëzore dhe të drejtat e atyre që jetojnë në këtë liri duke mos e njohur Krishtin. Shpëtimi varet nga zgjedhja me vullnet të lirë dhe Perëndia nuk e dhunon vullnetin tonë.

Së fundi, kisha ku shkoni, a i lejon shpifjet, thashethemet? A tolerohen këto nga pastori apo nga anëtarë të tjerë të kishës? Nëse shkoni në një kishë të tillë, atëhere jeni në gjendje të bëni tradhëti shpir­tërore (Mateu 7:1-2, Romakët 2:1-2, Jakobi 4:11-12, Romakët 14:4, dhe Romakët 14:10-13). Ju mund të mendoni se po ju drejtojmë në « kishën e përsosur », por nuk është kështu. Nuk do të ketë kurrë « kishë të përsosur se ne të gjithë jemi mëkatarë, por na duhet të mësojmë të pendohemi si dhe të ringrihemi pas dështimit. Ne duhet të praktikojmë pendimin e vërtetë të 1 Gjonit 1:9 dhe Fj.e Urta 29:3. Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paud­hësi (1 Gjoni 1:9).

Njeriu qĂ« e do diturinĂ« gĂ«zon tĂ« atin; por ai qĂ« shkon me prostitutat shpĂ«rdoron pasurinĂ« e vet (Fj. Urta 29:3). Ne nuk e fshehim mĂ«katin tonĂ« por e rrĂ«fejmĂ« atĂ« dhe kĂ«shtu marrim mĂ«shirĂ«n. Ă‹shtĂ« e vĂ«rtetĂ« se tĂ« gjitha kishat kanĂ« tĂ« meta. Ne tĂ« gjithĂ« kemi mangĂ«si nĂ« kĂ«to fusha, por kĂ«tu po flasim pĂ«r rastin kur kĂ«to mĂ«kate bĂ«hen praktikĂ« e vazhdueshme dhe nuk janĂ« mĂ«kate tĂ« ras­tĂ«sishme, por zakon. Kur dĂ«shtojmĂ«, le t’i kthehemi tĂ« vetmes pikĂ« objektive referimi: FjalĂ«s sĂ« paga­bueshme tĂ« PerĂ«ndisĂ«. AnĂ«tarĂ«t e kishĂ«s lokale, a e njohin njĂ«ri-tjetrin sipas mishit apo sipas Krishtit (2 Korintasve 5:16)? A kanĂ« njĂ« shĂ«rbesĂ« pĂ«r tĂ« rin­jtĂ« dhe fĂ«mijĂ«t (Marku 10:13)? Do tĂ« dĂ«shiroja t’ju bĂ«ja njĂ« pyetje: Sa kisha u pĂ«rgjigjen pĂ«rkufizimeve tĂ« Shkrimeve tĂ« Shenjta pĂ«r njĂ« kishĂ« tĂ« mirĂ« lokale? Sa kisha skualifikohen utomatikisht pĂ«rderisa kriteri i vetĂ«m i zgjedhjes sonĂ« Ă«shtĂ« bindja ndaj FjalĂ«s sĂ« PerĂ«ndisĂ«? Ju do tĂ« zbuloni se pjesa mĂ« e madhe e vendimeve bazohen mbi rehatinĂ« dhe komoditetin : « Miku im shkon atje », « Gruaja ime ndihet mirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kishĂ« », « Miku im i ngushtĂ«… ». TĂ« gjithĂ« kĂ«ta shembuj janĂ« arsye tĂ« gabuara pĂ«r tĂ« zgjedhur njĂ« kishĂ«. Shkurt, nĂ«se kisha ku shkoni nuk ju drejton çdo ditĂ« tek kryqi, atĂ«here nuk Ă«shtĂ« kisha e duhur.

Një kishë lokale nuk është e përkryer, por ajo du­het të predikojë veprën e përfunduar dhe të qëndrojëe lidhur ngushtë me këtë mesazh. Ja çfarë qëndrimi duhet të mbani në kishat ku nuk predikohet ky me­sazh: Ju vetë mësojuni atyre veprën e përmbushur të Krishtit! Nëse disa fusha të shërbesës nuk janë drejtuar me aftësi, nga kjo do të vijnë prirje të këqia që do të zhvillohen në jetën e njerëzve. Ata mund të mos duken negative që në fillim, por ju siguroj se më vonë do të zbulohet se janë të tillë! Pika e fundit mbi të cilën do të dëshiroja të këmbëngulja i përket marrëdhënieve të pjestarëve të kishës me pastorin mësues.

Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fja­lën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezulta­tin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre. (Hebrenjve 13:7)

Asnjëherë kisha nuk duhet t’i bëjë lajka pastorit mësus, as ta konsiderojë atë më lart se Zoti, por njëkohëisht ajo duhet të dijë se ai ka marrë një dhunti nga Zoti për të ndihmuar në rritjen frymërore të kis­hës. Fjala e Perëndisë që ai predikon duhet të besohet se është Fjala e Perëndisë.

Prandaj edhe ne e falenderojmë pa pushim Perëndinë, se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni. (1 Selianikasve 2:13)

Shpresoj se këto udhëzime do t’ju ndihmojnë si të zgjidhni një kishë lokale. Lutja jonë është që Fryma e Shenjtë t’ju drejtojë në çdo të vërtetë dhe t’ju ud­hëheqë sot të merni vendimin e duhur. Falenderojeni Zotin sot për udhëheqjen drejt kishës së duhur lo­kale, ku mund t’i shërben i Atij me zjarr e me gjithë zemër.

Glosar

Doktrinë në kategori: E gjithë doktrina biblike mund të ndahet në « kategori» (lloje), çdo kategori paraqet mendimin e Zotit rreth një teme të veçantë dhe të përkufizuar mirë. Është thelbësore që doktrina biblike të jepet e ndarë në kategori.

Reaksionar: Kjo fjalë këtu është përdorur si mbiemër që lidhet me të reaguarit (në një situatë apo rrethanë të caktuar) sipas impulseve të këqija të mishtit (natyra mëkatare tek individi) dhe jo sipas Frymës së Shenjtë.

«Telephone Time»: është emri i një programi të krishterë radioje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti mendon për ju

Jezusi iu do thellësisht, por meqënëse gjithë mëkatuam ne jemi ndarë nga Zoti: Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë. (Romakëve 3:23), sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisa është jeta e përjetshme në Jezus Krishtin, Zotin tonë (Romakëve 6:23). Megjithatë Zoti mendon për ju dhe Ai ka sigu­ruar një mënyrë për t’a ndarë dashurinë e Tij me ju. Dashuria e Jezus Krishtit për njeriun ishte kaq e madhe sa Ai erdhi mbi tokë që të vdiste në kryq për mëkatet e të gjithë botës. Ai derdhi gjakun e Tij për ju që Zoti t’iu falë dhe të merrni jetën e përjetshme.

E vetmja gjë që iu kërkon është që të afroheni te Ai me një besim të thjeshtë. Besoni në karakterin dhe dashurinë e Tij dhe pranojeni Atë si shpëtimtarin tuaj. Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit do të shpëtohet (Veprat e Apostujve 2:21). Lutuni thjesht: « I dashur Jezus, e di që jam një mëkatar. Unë të pranoj si shpëtimtarin tim personal. Faleminderit që më do kaq shumë, sa vdiqe për mua që unë të kem jetën e përjetshme bashkë me Ty. Amen ».

Jezus Krishti bën premtimin se s’do t’a ndalë asn­jëherë dashurinë e Tij për ju. Asnjëherë Ai s’do t’iu lerë, asnjëherë Ai s’do t’iu braktisë: Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: nuk do të të lë, nuk do të të braktis (Hebrenjve 13:5). Zhvillojeni marrëdhënien tuaj me të duke lexuar Biblën, duke u lutur dhe duke u bërë pjesëtar i një kishe ku besohet se Bibla është Fjala e Zotit.