Sa kohë zi buke: 7 apo 3 vjet?
Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël2 Samueli 24:13 përmend që kishte shtatë vjet zi buke derisa 1 Kronikave 21:12 përmend vetëm tri vjet.
(Kategoria: Është keqkuptuar qëllimi i autorit, dhe është keqkuptuar mënyra e të shprehurit)
Ka dy mënyra se si kjo gjë mund të shikohet. E para është që të supozojmë që autori i 1 Kronikave ka theksuar periudhën tri vjeçare ku kjo zi buke do të ishte më intensive, ndërsa autori i 2 Samuelit përfshin dy vjet para dhe pas kësaj zie, gjatë së cilës kohë ajo u bë më keq si dhe përkatësisht u zvogëlua. Një zgjidhje tjetër mund të vërehet duke shikuar përdorimin e fjalëve në secilin fragment. Kur ju i krahasoni të dy fragmentet do të vini re që formulimi është mjaft ndryshe tek 1Kronikave 21 nga ajo që e gjejmë tek 2 Samueli 24. Tek 2 Samueli 24:13 pyetja është “A do që të vijnë për ty shtatë vjet zi buke?” Tek 1Kronikave ne gjejmë një alternativë urdhërore, “Zgjidh ose tre vjet zi buke…”
Nga kjo ne mund të konkludojmë në mënyrë të arsyeshme që 2 Samueli regjistron afrimin e parë të profetit Gad para Davidit, në të cilin prospekti i mundshëm ishte shtatë vjet; gjersa libri 1 Kronikave na jep afrimin e dytë dhe përfundimtar të Nathanit para Mbretit, në të cilin Zoti (pa dyshim si përgjigje e kërkimit të sinqertë të Davidit në lutjen private) përkundrazi e shkurtoi vrazhdësinë e kësaj alternative të ashpër në tre vjet nga një periudhë e plotë kohore prej shtatë vjetësh. Si përfundim, Davidi zgjodhi prefrencën e tretë të Perëndisë, dhe kështu mori tri ditë të murtajës së vështirë, që rezultoi në vdekjen e 70,000 burrave në Izrael. (Archer 1982: 189-190 dhe Drita e Jetës II 1992:190)