A tha Zoti se njeriu do të jetojë vetëm 120 vjet apo si?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA kishte vendosur Perëndia që kohëzgjatja e njerëzve do të ishte vetëm 120 vjet (Zanafilla 6:3) apo më gjatë (Zbulesa 11:12-16)?
(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)
Tek Zanafilla 6:3 lexojmë: “Dhe ZOTI tha: “Fryma ime nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet.” Kjo ballafaqohet me moshat e njerëzve që jetuan më gjatë se 120 vjet tek Zanafilla 11:12-16. Mirëpo, unë them se kjo bazohet në keqinterpretimin dhe keqkuptimin e tekstit. Njëqind e njëzet vitet e përmendura nga Perëndia tek Zanafilla 6:3 nuk mund të jenë kohëzgjatja e jetës së njerëzve pasi që ne gjejmë njerëz më të vjetër se aq, menjëherë pas disa kapitujve në librin e Zanafillës (përfshirë edhe vet Noja).
Kuptimi më i mundshëm është që përmbytja për të cilën Perëndia e paralajmëroi Nojën, nuk do të ndodhte para se 120 vitet të kryhen që nga paralajmërimi i parë i Nojës. Kjo tregohet edhe më qartë tek 1Pjetri 3:20 ku ne lexojmë: “kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Nojës, ndërsa po ndërtohej arka..” Prandaj, duke shikuar kontekstin pasazhit të Zanafillës 6:3, kjo do të binte dakord me atë që ne gjejmë tek kapitulli 11 i librit të njëjtë. (Geisler/Hoëe 1992:41)