jump to navigation

PĂ«r Zotin Jezu Krisht

Postuar tek: Çfare Besojne Ungjilloret

Zoti Jezu Krisht është plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri. U ngjiz nga Fryma e Shenjtë, u lind nga një virgjëreshë, dhe bëri një jetë pa mëkat në bindje ndaj Atit. Ai mësoi me autoritet dhe të gjitha fjalët e tij janë të vërteta. Në kryq, ai vdiq në vend të mëkatarëve, duke mbajtur ndëshkimin e Perëndisë për mëkatin e tyre, duke i shpenguar (çliruar) ata me anë të gjakut të tij. Ai u ngjall nga të vdekurit dhe u ngrit në qiell me trupin e tij të ringjalljes ku adhurohet si Zot i të gjithëve. Jezusi ndërmjetëson për popullin e tij në praninë e Atit.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Asgjë tjetër nuk mund t’i sjellë një të krishteri gëzim më të madh sesa vlerësimi i Zotit Jezu Krisht, si karakteri i tij ashtu dhe veprat (Hebrenjtë 3:1; 12:1-3). Kur i përqëndrojmë sytë tanë tek ai që është Shpëtimtari dhe Zoti ynë, na forcohet besimi, na ngrohen zemrat dhe marrim kurajë për më shumë qëndrueshmëri dhe shërbesë.

Bibla e bën plotësisht të qartë se Zoti Jezu Krisht është plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri. Në personin e tij bashkohen në mënyrë të pandashme dy natyra të dallueshme, njerëzorja dhe hyjnorja. Për të qenët e tij Perëndi, pra për natyrën e tij hyjnore, nuk na lihet asnjë dyshim:

- Ai quhet Perëndi (Gjoni 1:1; Hebrenjtë 1:8; Isaia 9:6; 1 Gjoni 5:20); - vargjet që i referohen Zotit (Jehovës) në Dhiatën e Vjetër, i aplikohen atij (Lluka 1:76; 3:4 [lsaia 40:3]; Filipianët 2: 10-11 [Isaia 45: 18,23]);
- Ai përvetëson emrin UNË JAM (Gjoni 8:58-59);
- Ai përshkruhet me fjalë të cilat mund t’ i aplikohen vetëm Perëndisë (i gjithë-ditur: Gjoni 2:25; i përjetshëm: Zbulesa 22: 13; i pandryshueshëm: Hebrenjtë 13:8);
- Ai bën në emër të tij gjëra që vetëm Perëndia mund t’i bëjë (Gjoni 1:3; 6:4-14; 11:43-44);
- Ne duhet ta adhurojmë (Gjoni 20:28; Mateu 28: 17; Zbulesa 1:5-6.

Dhe, pa pushuar së qeni plotësisht Perëndi, u bë plotësisht njeri (Gjoni 1: 14); ai u ngjiz nga Fryma e Shenjtë, u lind nga një virgjëreshë. Mishërimi i tij, siç quhet zakonisht marrja prej tij e një natyre njerëzore, është për ne një mister i madh (1 Timoteu 3:16), dhe ajo u bë e mundur me anë të një mrekullie. Jezusi nuk pati baba njerëzor por natyrën e tij njerëzore e mori nga Maria, nëna e tij. Ajo e ngjizi atë ndërsa ishte ende virgjëreshë (Mateu 1: 18-23; Lluka 1:27,34), si rezultat i një mrekullie të Frymës së Shenjtë në të (Lluka 1:35; Mateu 1:18).
Kështu që ai u bë, dhe mbetet, plotësisht njerëzor:

- Ai ka një trup njerëzor, shpirt njerëzor, vullnet njerëzor, mendje njerëzore, ndjenja njerëzore; ai u bë si ne në çdo mënyrë (Hebrenjtë 2: 14,17);
- Ai u rrit në këtë botë që nga fëmijëria derisa u bë i pjekur në moshë, njohu jetë familjare dhe miqësi, uri dhe etje, lodhje dhe vetmi, trishtim por edhe lumturi (Lluka 2:41-52; Mateu 4:2; Gjoni 19:28; 4:6; Mateu 26:40; Gjoni Il :3,5,35; Lluka 10:21);
- Ai e provoi vdekjen në gjithë hidhërimin e saj (Hebrenjtë 2:9).

Ai e njeh të gjithë shtrirjen e përvojës njerëzore dhe është në gjendje që t’i vijë keq për ne plotësisht në të gjitha gjërat që vuajmë, dhe të na ndihmojë kur i thërrasim atij (Hebrenjtë 2:18; 4: 15). Megjithatë në një gjë ai ndryshon plotësisht nga ne. Gjatë gjithë jetës së tij në tokë, megjithëse u tundua në çdo mënyrë, ai nuk mëkatoi asnjëherë, në bindje ndaj Atit (Hebrenjtë 4: 15; 7:26; Gjoni 17:4).

Ungjijtë që na tregojnë për ngjarjet e jetës dhe vdekjes së tij kanë regjistruar për ne edhe shumë gjëra që tha Jezusi. Ai foli si askush tjetër më parë (Gjoni 7:46). Ndryshe nga mësuesit çifutë të sinagogës së asaj kohe, të cilët u referoheshin gjithmonë interpretimeve të traditës kur ata trajtonin Dhiatën e Vjetër, ai mësoi me autoritet. Nuk është për t’u habitur që kjo ishte gjëja më e spikatur në shërbimin e tij të mësimit (Mateu 7:28- 29), sepse ai mësoi vetëm atë që i kishte dhënë Ati (Gjoni 7: 16-17; 8:26- 28). Të gjitha fjalët e tij janë të vërteta; ne duhet ta dëgjojmë më kujdes dhe të bëjmë atë që thotë ai (Mateu 17;5; 7:24-27; 12:46-50).

Erdhi dita kur ai vdiq; u kryqëzua. Por, edhe vdekja e tij, megjithëse e tmerrshme, ishte pjesë e planit të Perëndisë për të - dhe për ne (Veprat e Apostujve 2:23; 4:27-28)! Në kryq, ai vdiq në vend të mëkatarëve. Kjo ishte simbolizuar nga flijimet e Dhiatës së Vjetër në të cilat kafshët flijoheshin në vend të njerëzve mëkatarë, duke mbajtur mëkatet që ishin vendosur në to (Levitiku 1:4). Jezusi u bë zëvendësuesi i mëkatarëve dhe vdiq, duke mbajtur ndëshkimin e Perëndisë për mëkatin e tyre (Isaia 53:4-6; Gjoni 1:29; 1 Kor. 15:3; 1 Pjetri 2:24). Drejtësia e Perëndisë kërkon vdekjen e mëkatarit (Romakët 6:23; Ezekieli 18:20), por dashuria e Perëndisë ka bërë që në vendin tonë të vdesë Biri i tij (Romakët 5:8). Në kryq takohen drejtësia me dashurinë (shih tek Psalmi 85:10), dhe të dyja shihen në shprehjen e tyrë më të plotë.

Ajo qĂ« ka bĂ«rĂ« pĂ«r ne Jezu Krishti me vdekjen e tij pĂ«rshkruhet ne mĂ«nyra tĂ« ndryshme ne BibĂ«l, dhe fjalĂ« tĂ« ndryshme pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« shesh domethĂ«nien e plotĂ« tĂ« shpĂ«timit tĂ« tij. NjĂ«ra nga kĂ«to fjalĂ« Ă«shtĂ« ‘shpengimi’, qĂ« do tĂ« thotĂ« çlirim nga pagesa e njĂ« çmimi. NĂ« botĂ«n e lashtĂ« kjo fjalĂ« pĂ«rdorej shpesh pĂ«r skllevĂ«rit kur liroheshin. Ata shpengoheshin, pra çliroheshin, sepse ishte paguar çmimi. TĂ« gjithĂ« tĂ« krishterĂ«t ishin mĂ« parĂ« skllevĂ«r tĂ« mĂ«katit (Gjoni 8:34), por Jezu Krishti i ka çliruar (Gjoni 8:36), duke i shpenguar me anĂ« tĂ« gjakut tĂ« tij. Fjala ‘gjak’ ka edhe njĂ« kuptim tĂ« veçantĂ« nĂ« BibĂ«l. Jeta Ă«shtĂ« nĂ« gjak (Levitiku 17:11,14), kĂ«shtu qĂ« derdhja e gjakut do tĂ« thotĂ« marrje e jetĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme (Zanafilla 9:6; 4:10-11). PĂ«r mĂ« tepĂ«r, PerĂ«ndia e dha gjakun e kafshĂ«ve qĂ« tĂ« pĂ«rdorej nĂ« flijime si njĂ« pagesĂ« pĂ«r shpengim (Levitiku 17: 11 - bĂ«n shlyerje do tĂ« thotĂ« tekstualisht “paguan shpengim”). Derdhja e dhunshme e gjakut tĂ« Krishtit nĂ« vdekjen e tij Ă«shtĂ« çmimi qĂ« na çliroi nga mĂ«kati dhe tĂ« gjitha pasojat e tij (EfesianĂ«t 1:7; 1 Pjetri 1:18-19; Galatasit 3: 13; Mateu 20:28). Ne jemi blerĂ« me njĂ« çmim; dhe çfarĂ« çmimi! Ne nuk i pĂ«rkasim mĂ« vetvetes; ne jemi tĂ« PerĂ«ndisĂ« dhe duhet qĂ« ta pĂ«rlĂ«vdojmĂ« atĂ« me trupat tanĂ« (1 Korintasit 6: 19-20).

Jezu Krishti vdiq - por ditën e tretë ai u ngjall nga të vdekurit. Ati e pranoi flijimin e tij, dhe për të treguar se çmimi i mëkatit u pagua një herë e përgjithmonë, Jezusi u ngjall nga të vdekurit, për të mos vuajtur apo vdekur më (Hebrenjtë 10:11-14; Zbulesa 1:18). Vetë ideja e ngritjes ka të bëjë në radhë të parë me trupin. Shpirti i tij nuk vdiq; ai ia besoi atë Atit. Kështu që në Bibël ringjallja nuk do të thotë, siç sugjerojnë disa, se shpirti i Jezusit vazhdoi të jetojë dhe në njëfarë mënyre ishte në dispozicion të dishepujve të tij pas vdekjes; ringjallje do të thotë që trupi i tij u ringjall në jetë dhe në plotësinë e personit të tij Jezusi u kthye tek dishepujt (Mateu 28:5-6; Lluka 24:38-39; Gjoni 20: 17,24-29; 1 Korintasit 15:3-20).

Pasi u dha dishepujve një dëshmi të bindshme për ringjalljen e tij, dhe pasi u mësoi shumë gjëra që ata nuk mund t’i kuptonin më parë (Veprat 1:3), në trupin e tij të ringjalljes Jezusi u ngrit në qiell (Lluka 24:50-51; Veprat 1:9- 11). Vini re se ai nuk e la mënjanë natyrën e tij njerëzore kur u ngrit në qiell; në trupin e tij - të ringjallur, të përlëvduar, të përshtatur për qiellin (Filipianët 3:21; 1 Korintasit 15:43-49) - ai ka shkuar në të djathtën e Atit ku adhurohet si Zot i të gjithëve (Mateu 28:18; Efesianët 1:20-23; Filipianët 2:9-11).

Megjithëse vepra e plotësimit të shpëtimit ndodhi në tokë dhe nuk ka nevojë që të përsëritet apo t’i shtohet ndonjë gjë, Zoti Jezu Krisht ka ende një shërbesë për hirin tonë në qiell. Ai ndërmjetëson për popullin e tij në praninë e Atit (Hebrenjtë 7:25). Nuk duhet që ta mendojmë shërbesën e tij si një lutje për faljen tonë - Ati nuk ka nevojë që të bindet për të vazhduar të na falë. Përkundrazi, vetë shtagja e Krishtit (Hebrenjtë 9:24) si ai që bëri flijimin e përkryer për mëkatet tona është premtimi dhe garancia për praninë tonë te Perëndia. Mendoni! Qengji që u ther për ne është në qendër të fronit të qiellit (Zbulesa 5:6)!

Gabimet dhe herezitë në lidhje me personin dhe veprën e Zotit tonë Jezu Krisht janë shumë serioze (Gjoni 8:24; 2 Gjoni 7-9), dhe nuk janë të pakta. Për këtë arsye është e rëndësishme që ta lexojmë Biblën me kujdes, dhe të mbahemi fort pas të vërtetave që shfaqen në lidhje me këtë temë. Ne duhet ta nderojmë Krishtin, duke i dhënë atij vendin që i përket në zemrat dhe mendjet tona. Gjithashtu duhet që të jemi të aftë që t’i ndihmojmë besimtarët e turbullt dhe pa përvojë dhe t’i kundërshtojmë gabimet ndaj të cilave ata mund të jenë të ekspozuar.

Sa i mrekullueshëm është Jezu Krishti; sa i mrekullueshëm është hiri që ka treguar për ne! Simon, i tha Pjetrit Jezusi, a më do? Zot, iu përgjigj Pjetri, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua (Gjoni 21: 17). Po ti?

Pyetje për Studim

  1. Bëj një listë të të gjitha vargjeve që mund të gjesh në të cilat shfaqet Hyjnueshmëria e Krishtit. Mësoji vargjet më të rëndësishme përmendësh dhe mbaje listën për t’iu referuar më vonë.
  2. Pse mendon se është e rëndësishme që të besojmë se Jezusi u lind nga një virgjëreshë?
  3. Si na tregon ky pohim se Jezusi është profet, prift dhe mbret?
  4. Si na shfaqet dashuria e Jezu Krishtit me anë të vdekjes së tij dhe si na tregon kryqi edhe dashurinë e Atit?
  5. Çfarë vlere ka për ne që Jezusi u ringjall nga të vdekurit?