Qielli
Postuar tek: Doktrinat e BiblësShkrimet na mësojnë që janë tre qiej:
A. Qielli i parë. Kjo është zona e reve ku fluturojnë zogjtë, pra, qielli atmosferik.
B. Qielli i dytë. Ky është qielli i yjeve.
C. Qielli i tretë. Ky është vendi ku jeton Perëndia, vendi nga erdhi Jezusi. Zoti Jezus e përshkoi qiellin e parë dhe të dytë, që të shkonte në qiellin e tretë. “Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë të besimit” (Hebrenjve 4:14).
Qielli është po aq i vërtetë sa edhe retë dhe yjet. Është vendi ku Stefani pa Perëndinë dhe vendi ku Gjoni u mor lart nga Fryma. Gjëja e parë që ai pa, ishte Zoti Jezus. Ai është zemra e qiellit (Zbulesa 1; Hebrenjve 9:24). Pali, gjithashtu, u mor lart në qiellin e tretë (2 Korintasve 12:2). Ku është qielli? A e bën të qartë Bibla? Qielli është gjithmonë në Veri.
“Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin” (Jobi 26:7). Shihni gjithashtu Isaia 14:12-14 dhe Psalmi 82:1; 48:2.
A është qielli katror? A është kub? Çfarë do të ketë njeriu si shtëpi të ardhshme? A është qielli vetëm një mijë e pesëqind milje katrore (2400 kilometra katrore)? Jeruzalemi i ri (Zbulesa 21-22) është katror dhe ky është vetëm një qytet i parajsës, i cili zbret si një dhuratë për Nusen.
Ata që shkojnë atje, do të jetojnë në paqe të përsosur dhe në dashuri të përsosur për gjithë kohën dhe përjetësinë. “Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, që është Jeruzalemi qiellor, edhe morisë së engjëjve” (Hebrenjve 12:22).